Blakaj e quan lajm të mirë vendimin e Kushtetueses: Parandaloi shtrembërimin e vullnetit popullor

Aktuale

Blakaj e quan lajm të mirë vendimin e Kushtetueses: Parandaloi shtrembërimin e vullnetit popullor

Nga: G.B Më: 2 maj 2020 Në ora: 13:50
Sami Blakaj

Njohësi i çështjeve aktuale politike në vend, Sami Blakaj, ka thënë se është lajm i mirë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullim të dekretit të presidentit për qeverinë e re, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se me vendimin e djeshëm, Kushtetuesja e ka parandaluar edhe shtrembërimin e vullnetit popullor.

Blakaj ka thënë se qeveria e dalë nga vullneti i popullit nuk mund të krahasohet me një qeveri që i mungon legjitimiteti qytetar e as nuk mund të zëvendësohet nga ajo.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Gjykata Kushtetuese vendosi me shumicë votash për pezullimin e dekretit të presidentit për qeverinë e re, dhe ky është një lajm i mirë për Kosovën.

Për mua, Gjykata Kushtetuese me vendimin e marrë dje, jo vetëm që parandalojë shkaktimin e një dëmi të pariparueshëm në kuptim të funksionimit kushtetues dhe ligjor, por në të njejtën kohë parandalojë edhe shtrembërimin e vullnetit popullor.

Qeveria e dalë nga vullneti i popullit dhe e mbështetur me legjitimitet të plotë demokratik nuk mund të krahasohet e aq më pak të zëvendësohet me një qeveri, së cilës jo vetëm që i mungon legjitimiteti qytetar, por për më keq do të ishte qeveri e varur direkt nga direktivat e Beogradit zyrtar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat