Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të qytetarit nga Gjilani në Qendrën e Studentëve

Aktuale

Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të qytetarit nga Gjilani në Qendrën e Studentëve

Më: 3 maj 2020 Në ora: 19:26
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës,  Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen tragjike të 26 vjeçarit nga Gjilani në Qendrën e Studentëve.

 “Me keqardhje dhe pikëllim morëm vesh për lajmin e rëndë të vdekjes tragjike të një qytetari të Kosovës nga Gjilani në Qendrën e Studentëve të shndërruar në karantinë në këtë kohë të pandemisë së COVID-19”, thekson kryeministri në detyrë, Kurti.

Kryeministri në detyrë Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të të ndjerit, kurse ka theksuar se nga mjekësia ligjore dhe organet e rendit kërkon sa më parë zbardhjen e rrethanave të vdekjes së këtij të riu 26 vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat