​Shoqata e pacientëve: E pa pranueshme që dikush të vdes në duart e shtetit

Aktuale

​Shoqata e pacientëve: E pa pranueshme që dikush të vdes në duart e shtetit

Më: 4 maj 2020 Në ora: 10:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë ka reaguar pas vdekjes së të riut të karantinuar në Qendrën Studentore, duke kërkuar nga institucionet përkatëse që sa më shpejtë ta zbardhin këtë rast.

Shoqata nëpërmejt një komunikate thotë se është shumë me rëndësi të dihet se a ka pasur lëshime individuale apo institucionale gjatë vendosjes në karantinë dhe a ka mundur që vdekja e tij të parandalohet.

“Nëse ka pasur lëshime duhet të ket edhe përgjegjës për rastin kushdo qofshin ata nga. Është totalisht e pa pranueshme që dikush të vdes në duart e shtetit nëse një gjë e tillë ka mundur të parandalohet. Ne falënderojmë pa masë gjithsecilin që ka ndihmuar në menaxhimin e kësaj pandemie, por lëshime të tilla janë të pa falshme. Konsiderojmë se në hetim për zbardhjen e rastit duhet të përfshihen edhe faktet si: a ka pasur ekzaminim mjekësor dhe psikologjik para se të futet në karantinë?, A ka prezantuar ndonjë provë të shkruar ose gojore se ka ndonjë problem shëndetësor?, stafi menaxhues i karantinës a ka marr ndonjë informacion nga i ndjeri, familjarët e tij ose persona të tjerë se ai ka probleme psiqike? etj”, thuhet në komunikatë.

Shoata thotë se presin nga organet e drejtësisë që sa më shpejtë të dalin me rezultate konkrete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat