Latifi: Agon Musliu është viktimë e injorancës, e cila është bërë sëmundje kronike e institucioneve tona

Aktuale

Latifi: Agon Musliu është viktimë e injorancës, e cila është bërë sëmundje kronike e institucioneve tona

Më: 4 maj 2020 Në ora: 12:14
Blerim Latifi

Ish-këshilltari i Kadri Veseli, Blerim Latifi, ka reaguar pas konferencës që mbajti ministri dhe sekretari i Shëndetësisë për rastin e vdekjes së 26 vjeçarit dje, në Qendrën e Studentëve.

Ai ka shkruar në Facebook se depresioni i të riut nuk është sëmundje kronike për të cilën ai mund të ishte deklaruar.

Latifi shkruan se ai ësht viktimë e injorancës e cila është bërë sëmundje kronike e institucioneve tona.

Ja postimi:

Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë tha se Agon Musliu, i pyetur në aeroportin e Prishtinës se a vuan nga ndonjë sëmundje kronike, ka deklaruar se nuk vuan. Kjo ka mjaftuar që pa një pa dy të mbyllet në karantinë.

Natyrisht, Agoni nuk do të mund të përgjigjej ndryshe, sepse depresioni nuk është as sëmundje kronike, as nuk është fare sëmundje. Agon Musliu është viktimë e injorancës, e cila është bërë sëmundje kronike e institucioneve tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat