​Një muaj paraburgim për dhunë në familje

Aktuale

​Një muaj paraburgim për dhunë në familje

Më: 4 maj 2020 Në ora: 16:08
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës prej një muaj paraburgim kundër të pandehurit F.B., për shkak se i njëjti ka kryer veprën penale dhunë në familje.

Gjykata ka konstatuar se paraburgimi është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri F.B. në liri, mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarat M.K dhe K.B - familjare të tij, po ashtu ekziston rreziku se i pandehuri mund të përsërisë ose të kryejë vepra tjera penale.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat