Vela reagon ndaj Uran Ismajlit: Paftyrësia e ish-ministrit të Facebookut!

Aktuale

Vela reagon ndaj Uran Ismajlit: Paftyrësia e ish-ministrit të Facebookut!

Nga: G.B Më: 4 maj 2020 Në ora: 18:45
Blerim Vela

Analisti politik, Blerim Vela, ka reaguar ndaj ish ministrit të PDK-së, Uran Ismajli, për të cilin ka thënë se ai kurrë nuk e ka realizuar krijimin e sistemit informativ shëndetësor.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se po të ishte ky sistem, do të ishin vendosur për secilin person duke përfshirë historikun e gjendjes së shëndetësore, përcjell Bota sot.

Ai ka shkruar se Ismajli ka thënë se do të jepte dorëheqje po të ishte ministër dhe po të ndodhte një rast i tillë sikur rasti me të riun nga Gjilani.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Paftyresia e ish-ministrit te Facebookut!

Ish-ministri i Facebookut nga rradhet e PDK-se gjate mandatit te tij ka investuar shume ne asfallt ne QKUK, punesime partiake dhe ne postime ne rrjete sociale se ne ngritje te mirefillet te kapaciteteve te institucioneve shendetesore. Ai pat premtuar, por kurre se ka realizuar, krijimin e sistemit informativ shendetesor.

Po qe se ky sistem do te ekzistonte, te dhenat shendetesore do te ishin vendosur per secilin person duke perfshire historikun e gjendjes se tyre shendetesore. Kjo do te lehtesonte punen e institucioneve gjate pandemise qe te percaktohet se kush duhet te karantinohet dhe kush duhet te vetizolohet me rastin e kthimit te tyre nga jashte.

Sot, ky cinik i politikes thote qe do te jepte doreheqje po qe se do te ishte minister i shendetesise per rastin tragjik te vdekjes se te riut ne qendren e karantines. Ky cinik si ish-minister ka deshtuar ne funksionalizimin e Fondit te Sigurimeve Shendetesore dhe te Sistemit Informativ Shendetesor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat