Labi kërkon falje për sharjet dhe ofendimet në Facebook, kështu arsyetohet ai!

Aktuale

Labi kërkon falje për sharjet dhe ofendimet në Facebook, kështu arsyetohet ai!

Më: 5 maj 2020 Në ora: 11:15
Labinot Tahiri

Labinot Tahiri sapo ka bërë edhe një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Këngëtari, ka publikuar një video duke treguar për humanizmin e tij që e bën duke iu ndihmuar skamnorëve por në të njëjtën kohë edhe shtetit.

Po ashtu, ai ka kërkuar falje për fyerje që i bëri duke përdorur fjalor të vrazhdë në drejtim të atyre që ia dëshiruan të keqën psi kërkoj protestë në rast të anulimit të damsave dhe ahengjeve.

Labi  këtë e arsyetoj me faktin se e kanë lëshuar nervat dhe ka reaguar ashpër.

Ja postimi:

Mirëmengjesi qytetarë të dashur!

‘Më paskan bërë një nderë dikush me këto video inserte disa nga veprat tona e po i postoj!

Ato video qe ishin me fyrjet nga ana ime i kam fshirë të gjitha dhe prap u kërkoj falje që i keni dëgjuar nga ana ime sepse nuk jam me atë karakter por nganjeher të plasin nervat.
Isha në të drejtën tim por jam person që nuk dua përqarje le tê jetojë rinia e ne tê punojmë së bashku!
Tash mendjen nuk mund të ia ndali secilit dhe uroj tê vazhdoj jeta e mirë e tê punojmê vetëm pêr dritên e bardhë!

Shpresoj se më ashtu nuk do me shifni sepse edhe familjen sdu ta shqetsoj me nervat e mia.

Zoti na ndihmoftë e të vazhdojmë me misionin me i gëzua femijet e pleqët e kësaj toke.

Labi-FKSH’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat