Ambasada amerikane në Kosovë: Suksesi i rinisë është top prioriteti ynë

Aktuale

Ambasada amerikane në Kosovë: Suksesi i rinisë është top prioriteti ynë

Më: 5 maj 2020 Në ora: 12:08
Ambasada amerikane

Si pasojë e shpërthimit të pandemisë COVID-19 edhe në Kosovë janë mbyllur të gjitha shkollat. Një gjë e tillë ka detyruar Ministrinë e Arsimit që të organizojë mësimin online. MASHT-it në një nismë të tillë i është vënë në ndihmë edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nga Ambasada e SHBA’së në Prishtinë thonë se suksesi i rinisë është prioriteti kryesor dhe sipas tyre për një gjë të tillë duhet edukim.

“Suksesi i rinisë është top prioritet i yni dhe edukimi është çelësi”, thuhet në një reagim në faqen zyrtare të Ambasadës në twitter.

Tutje kanë treguar se janë duke bashkëpunuar me Ministrinë e Arsimit dhe të gjithë përkrahësit e tjerë për të vazhduar me mësimin online.

“Ambasda është bëra bashkë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit dhe mbështetësve tjerë për të vazhduar mësimin online”, thuhet ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat