Mblidhet Komisioni për Shëndetësi, diskuton edhe për konkursin e Serbisë për mjekë në Kosovë

Aktuale

Mblidhet Komisioni për Shëndetësi, diskuton edhe për konkursin e Serbisë për mjekë në Kosovë

Më: 5 maj 2020 Në ora: 13:31
Kuvendi i Kosovës

Para dy orësh ka nisur mbledhja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës.

Tema kryesore është diskutimi rreth masave që ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Kryetarja e këtij komisioni Albena Reshitaj nga AAK ka thënë se shkas i thirrjes së kësaj mbledhje ka qenë një konkurs i Qeverisë së Serbisë për të puënsuar mjekë dhe staf profesionist shëndetësor në Kosovë.

Pa dyshim se në këtë mbledhje, që po vazhdon akoma, do të diskutohet edhe për vdekjen e 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve që është shndërruar në karantinë.

Temë diskutimi do të jetë edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese që ka cilësuar disa nga masat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë janë konsideruar si anti-kushtetuese.

Deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli ka deklaruar se po zhvillohet një debat interesant mes përfaqësuesve të partive parlamentare, pasi ka pikëpamje të ndryshme lidhur me masat që ka ndërmarrë ministria që drejtohet nga Arben Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat