Vdekja e 26 vjeçarit, Reshitaj: Fillimisht të hetohet rasti, nëse ka nevojë të krijohet edhe komision

Aktuale

Vdekja e 26 vjeçarit, Reshitaj: Fillimisht të hetohet rasti, nëse ka nevojë të krijohet edhe komision

Më: 5 maj 2020 Në ora: 16:07
Albena Reshitaj

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi Albena Reshitaj ka treguar se pse ka zgjatur shumë mbledhja e këtij komisioni.

“Ishte e pritur, sepse kishte kohë që nuk ishim takuar fizikisht për shkak të masave parandaluese për Covid-19. Gjatë kësaj periudhe, ne si komision në vazhdimësi kemi pasë mbledhje që i kemi realizuar përmes rrjeteve sociale”.

“E para që bëmë gjatë kësaj mbledhje ishte që bashkarisht të gjithë anëtarët e komisionit shprehëm ngushëllimet tona të sinqerta për familjen e 26 vjeçarit dhe kërkuam që të bëhet hetim i pavarur nga organet e drejtësisë dhe që kjo sa më shpejt dhe në mënyrë emergjente të realizohet”.

Reshitaj në një intervistë për Klan Kosovën ka treguar nëse e mbështet idenë e krijimit të një Komisioni Hetimor të Posaçëm për hetimin e vdekjes së të riut në Qendrën Studentore – që e propozoi PDK-ja.

“Ne diskutuam mundësinë e inicimit të një komisioni hetues parlamentar, por erdhëm në përfundim që fillimisht t’ia lëmë organeve të drejtësisë që të merren me rastet dhe më pas nëse ka nevojë për një komision të tillë, pse jo”.

“Fillimisht konsiderojmë që është e rëndësishme që të bëhet një hetim i pavarur nga organet e drejtësisë për rastin, duke pasë parasysh që është një çështje që është shumë e ndjeshme që ka ndodhur në një situatë shumë të ndjeshme. E kemi obligim ndaj familjes së viktimës që të merremi shumë seriozisht dhe në mënyrë profesionale me rastin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat