Artan Murati: S'ka vullnet politik për nismën legjislative për COVID-19

Aktuale

Artan Murati: S'ka vullnet politik për nismën legjislative për COVID-19

Nga: G.B Më: 5 maj 2020 Në ora: 18:25
Artan Murati

Artan Murati, Këshilltari i Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Gjykata Kushtetuese që dy herë radhazi po kërkon nga Kuvendi që të sigurojë bazën ligjore, për kufizimin e lehtë dhe të domosdoshëm të të drejtave të njeriut gjatë kohës së pandemisë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se edhe përkundër hapave të ndërmarrë nga Vjosa Osmani, kërkesat e Gjykatës nuk po mnund të përmbushen.

Arsye për këtë, ai ka thënë se është mungesa e vullnetit politik dhe koordinimit mes grupeve parlamentare.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Gjykata Kushtetuese, tash e dy here rradhazi, kerkon nga Kuvendi qe te siguroj bazen ligjore per kufizimin e lehte dhe te domosdoshem te te drejtave te njeriut gjate kohes se pandemise. Perkunder hapave konkret te ndermarre nga Kryetarja e Kuvendit, keto kerkesa te Gjykates nuk po arrijne te permbushen. Shkaku: mungesa e vullnetit politik dhe koordinimit mes grupeve parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat