Tomë Gashi Nushit të PSD-së: A je si nona jote, a si motra jote

Aktuale

Tomë Gashi Nushit të PSD-së: A je si nona jote, a si motra jote

Më: 6 maj 2020 Në ora: 00:32
Tomë Gashi dhe Nol Nushi

Ka kaluar në fyerje personale një debat në televizionin publik të Kosovës. Avokati Tomë Gashi dhe aktivisti i PSD’së Nol Nushi mospajtimet e tyre i shfaqën në emisionin ‘Debat’.

Avokati Tomë Gashi thotë se është krenar me të birin e tij, pavarësisht se ai nuk arriti të marrë  mjaftueshëm vota për tu bërë deputet në kuvendin e Kosovës ndërkohë ai e quan ‘zero’ PSD’në e cila nuk kaloi pragun zgjedhor. Kur një gjë e tillë kundërshtohet nga Nushi i PSD’së Gashi e pyet atë disa herë nëse kishte ngjarë nga nëna apo e motra. Pas kësaj Nushi i tha atij se kishte probleme psikike.

Gashi: Si kush je ti?

Nushi: Si kush jam unë? Unë jam aktivist politik

Gashi: A je si nona jote, a si motra jote? Si kush je ti?

Nushi: Qysh kush jam unë?

Gashi: Unë jam krenar që jam si djali jem? Si kush je ti, si nona a si motra jote? Kujt i ke ngja?

Nushi: Kush ta shajti djalin Tomë?…Motrës nuk mundesh me i ngja. Ti ke probleme serioze psikike dhe po më vjen keq që qytetarët në këtë kohë janë duke pa kësi sjellje abnormale

Gashi: Djali jem është si unë. Probleme psikike ke ti dhe ti e di se çka të ka ndodh në Lëvizjen Vetëvendosje

E gjithë  kjo nuk mori fund me përfundimin e debatit televiziv pasi dyshja vazhduan edhe pas emisionit kundërshtimet. Nushi pranoi se  e kishte gjuajtur Gashin me shishen e ujit derisa asnjëri prej tyre nuk pranuan se u konfrontuan fizikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat