Reagon Edita Tahiri: Deklaratat e Borell për ndryshim kufijsh, tejet destabilizuese dhe të rrezikshme

Aktuale

Reagon Edita Tahiri: Deklaratat e Borell për ndryshim kufijsh, tejet destabilizuese dhe të rrezikshme

Nga: G.B Më: 6 maj 2020 Në ora: 11:30
Edita Tahiri

Edita Tahiri ka reaguar pas deklaratave të Josep Borell për ndryshim të kufijve.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ato janë tejet destablizuese dhe të rrezikshme për Ballkanin, ku paqja u arrit pas luftërave dhe tragjedive gjenocidale, përcjell Bota sot.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Duke mirëpritur sot Samitin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor në Zagreb. Duke shpresuar të shpejtohet Eurointegrimi për Kosovën dhe vendet e tjera, për hir të paqes dhe stabilitetit. Megjithatë, deklaratat për ndryshimin e mundshëm të kufijve siç ishte kjo e thënë dje nga Josep Borell, përfaqësues i lartë i BE për politikë të jashtme janë tejet destablizuese dhe të rrezikshme për Ballkanin, ku paqa u arrijtë pas luftërave dhe tragjedive gjenocidale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat