Bogujevci: Të mos i krijojmë më shumë dhimbje familjes së 26 vjeçarit, t’i lihet në dorë Prokurorisë

Aktuale

Bogujevci: Të mos i krijojmë më shumë dhimbje familjes së 26 vjeçarit, t’i lihet në dorë Prokurorisë

Më: 6 maj 2020 Në ora: 14:39
Saranda Bogujevci

Anëtarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Saranda Bogujevci nga Lëvizja Vetëvendosje duke ngushëlluar familjen e 26 vjeçarit që u hodh nga

Qendra e Studentëve ka kërkuar që Prokuroria të lihet të bëjë hetimet.

Ajo tha se në këtë komision të gjithë kanë rënë dakord që kjo çështje të jetë në prioritet, njofton Klan Kosova.

“Kemi qenë të fokusuar që kjo çështje të trajtohet me dinjitet dhe kemi kërkuar të gjithë njëzëri që të kryhen hetimet rreth rastit. Si rezultat ka pasë propozime të ndryshme që të kërkojmë rrethana më të detajuara nga institucionet rreth procesit të karantinës dhe jemi pajtuar si komision që t’i marrin këto të dhëna. Gjithashtu është diskutuar për mundësinë që t’i kemi disa vizita dhe të njoftohemi drejtpërdrejt me situatën”.

“Duhet të fokusohemi që të mos krijojmë dhimbje më të madhe për familjen dhe duhet ta respektojmë punën e prokurorisë dhe që mos të ndërhyjmë edhe në punën e tyre. Është nj rast tejet i rëndë dhe për të gjithë kanë përjetuar rëndë, por mendoj që duhet të kemi hetime dhe të kemi përgjigje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat