Veseli: Sektori i teknologjisë informative është dëshmiar i dobishëm gjatë pandemisë dhe ka potencial të madh zjvillimor

Aktuale

Veseli: Sektori i teknologjisë informative është dëshmiar i dobishëm gjatë pandemisë dhe ka potencial të madh zjvillimor

Më: 6 maj 2020 Në ora: 14:41
Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka diskutuar sot nëpërmjet një video konference me disa nga përfaqësuesit më të njohur të sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në Kosovë, për të diskutuar për gjendjen, sfidat, nevojat dhe potencialin e këtij sektori strategjik për vendin.

Pas video konferencës, lideri i PDK-së ka shkruar në faqen e tij në Facebook se sektori i Teknologjisë Informative ka qenë ndër të vetmet sektorë të ekonomisë që ka mundur të funksionojë me kapacitete të plota edhe në këtë periudhë të pandemisë.

“Kjo pra dëshmon se sektori TIK, jo vetëm që ka potencial të madh zhvillimor, por edhe ka dobi të madhe për shoqërinë, prandaj meriton të mbështetet edhe më shumë”, ka shkruar Veseli.

Deklarata e plotë e Kadri Veselit:

Sot bëra një bisedë shumë të këndshme dhe të frytshme online me Uranik Begun që drejton ICK, Astrit Letin e Cactus-it, Mërgim Cahanin e Gjirafës dhe Ermal Sadikun e Linkplus-it të cilët janë ndër përfaqësuesit më të njohur të sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në Kosovë. Së bashku diskutuam për gjendjen, sfidat, nevojat dhe potencialin e këtij sektori strategjik.

Ne jemi mirënjohës që teknologjia e informacionit dhe komunikimit na e ka lehtësuar shumë jetën në rrethanat e karantimit dhe distancës sociale, duke na mundësuar komunikimin me të afërmit por edhe duke mundësuar realizimin nëpërmjet internetit të shumë shërbimeve të nevojshme për qytetarët. Po ashtu, ky është mbase i vetmi sektor ekonomik që ka mundsuar të funksionojë me kapacitete të plota edhe në këtë periudhë të pandemisë. Kjo pra dëshmon se sektori TIK, jo vetëm që ka potencial të madh zhvillimor, por edhe ka dobi të madhe për shoqërinë, prandaj meriton të mbështetet edhe më shumë.

Sipërmarrësit e TIK-ut në Kosovë janë njerëzit e së ardhmes, sepse konkurrojnë me sukses nëpër tregjet globale me kreativitetin dhe aftësitë e tyre. Ky sektor është dëshmuar tashmë si sektori më premtues për rritjen ekonomike dhe punësimin masiv të të rinjve të Kosovës. Prandaj mund të thuhet se më shumë ka nevojë Kosova për ata sesa nevojë ata për ndihmën e Kosoës. Prandaj Partia Demokratike të Kosovës, gjithmonë ka besuar dhe e ka mbështetur këtë sektor e prandaj krijoi Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe do të vazhdojë ta stimulojë edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat