Kaq persona kanë humbur jetën gjatë vitit 2019 në aksidente në Kosovë

Aktuale

Kaq persona kanë humbur jetën gjatë vitit 2019 në aksidente në Kosovë

Nga: G.B Më: 6 maj 2020 Në ora: 16:03
Ilustrim

Shumë njerëz kanë humbur jetën në aksidente në komunikacion.

Shumë të tjerë kanë marrë lëndime trupore dhe të tjerë kanë shpëtuar vetëm me dëme materiale.

Nga të dhënat e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, gjatë vitit 2019, 113 persona kanë vdekur si pasojë e aksidenteve në trafik,  për dallim nga viti paraprak ka një rënie të numrit të të vdekurve për 12.50 për qind, shkruan Bota sot.

Image

Ndërsa gjatë vitit 2019, kanë ndodhur 16.222 aksidente komunikacioni, për dallim nga viti paraprak ka rritje të aksidenteve për 2.17 për qind.

E gjatë vitit që lamë pas, në aksidente janë lënduar 11.860 persona, ndërsa dëme materiale ka pasur në 9.974 aksidente, për dallim nga viti paraprak ka rritje prej 4.58.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat