Abdixhiku pas lajmeve të mira nga rezultatet me Covid-19: Ky është grafikoni më i bukur që kam parë ndonjëherë

Aktuale

Abdixhiku pas lajmeve të mira nga rezultatet me Covid-19: Ky është grafikoni më i bukur që kam parë ndonjëherë

Nga: N. H Më: 6 maj 2020 Në ora: 21:57
Lumir Abdixhiku

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas rezultateve të mira me korona virus.

Ai ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një grafikon, ku shihet se numri i rasteve aktive është në rënie të lire.

Ministri në detyrë thotë se rënia duket se është shumë më e shpejtë se ngritja; prandaj dalja nga vala e parë duket e poashtu e shpejtë.

“Të nisim me rimëkëmbje menjëherë”, shkruan mes tjerash ai.

Ja shkrimi i tij:

Ky është grafikoni më i bukur që kam parë ndonjëherë. Dhe i fundit për Covid 19. Numri i rasteve aktive është në rënie të lirë. Rënia duket se është shumë më e shpejtë se ngritja; prandaj dalja nga vala e parë duket e poashtu e shpejtë. Të nisim me rimëkëmbje menjëherë.

Ndonëse nga kjo perspektivë gjërat shihen më lehtë, ndjejë jashtëzakonisht lehtësim për fundin e një tensioni të vërtetë. Kemi humbur mjaftë; kemi nevojë për një shënim të mirë.

Ditën që shënuam 73 raste të reja në ditë, ishim të dërrmuar. Jo pak komentatorë e panë si mundësi për tallje e goditje. Thuajse kjo betejë ishte selektive, e disave, jo e të gjithëve. Janë disa gjëra që thjeshtë s’përdoren për betejë. Rezultatet e tanishme janë pasqyrë e vërtetë; dhe këtij reuzultati duhet t’i gëzohemi të gjithë. Sepse është i të gjithëve.

Suksesi ynë kolektiv përveç se është gëzim, është edhe mësim. Kemi mësuar të gjithë. Këtë përvojë shpresoj të mos e përdorim më asnjëherë.

Vazhdoni me kujdes. Dëgjoni profesionistët e fushës. Ishin gjithëherë udhërrëfyesit tanë të vërtetë. Siguria me të cilën flisnin në secilin takim, jepnin zemër e vullnet për secilin prej nesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat