Haxhiu ka disa fjalë për ministrin Arben Vitia

Aktuale

Haxhiu ka disa fjalë për ministrin Arben Vitia

Më: 6 maj 2020 Në ora: 22:36
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se për rastin e vdekjes së 26 vjecarit në karantinën në Qendrën e Studentëve duhet të bëhet hetim i pavarur.

“Të gjithë jemi dakord që duhet të ketë hetim të pandikuar dhe të pavarur që realizohet pa prejudikuar fajësinë apo pafajësinë e ministrit të Brendshëm Xhelal Svecla dhe dhe ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia”.

“Svecla ka dalë në konferencë edhe duke kërcënuar deputet. Dhe kur një ud kërcënon deputet paramendojeni se si mund të ndikojë te ndonjë zyrtar policor apo shtetëror”.

Haxhiu në Rubikon ka theksuar se Vitia nuk është treguar humanist dhe menaxher i mirë, që po më shumë i është nënshtruar Kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

“Për Vitinë kam besuar se më shumë do ta luajë rolin e humanistit dhe menaxherit sesa të politikanit. Por këtë periudhë e kemi parë më shumë politikan sesa humanist, duke iu nënshtruar shefit të tij e duke u bërë shkelës i Kushtetutës”.

“Kam kërkuar të mos jetë nënshtrues politik por humanist. Rasti Musliu dhe Dehari kanë dallime shumë sa i përket përgjegjësisë. Burgjet nuk janë në përgjegjësi të ministrit të Drejtësisë. Ndërsa karantina ka qenë nën përgjegjegjësinë e ministrit të Shëndetësisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat