Albin Kurtit i del një kundërshtar për debat televiziv, ja për kend bëhët fjalë

Aktuale

Albin Kurtit i del një kundërshtar për debat televiziv, ja për kend bëhët fjalë

Më: 6 maj 2020 Në ora: 23:20
Albin Kurti

Para disa ditësh, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ftoi presidentin Hashim Thaçi për ballafaqim në një debat televiziv.

Presidenti nuk i ktheu përgjigje pozitive Kurtit, ndërsa kjo ofertë po konsiderohet nga dikush tjetër.

Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se është i gatshëm të përballet me Kurtin.

“Jam i gatshëm që të ballafaqohem dhe të bisedojë për çfarëdo teme me të”, ka thënë Hoxhaj.

Ai nuk ka pranuar që të komentojë shumë për Kurtin “pasi ai nuk është këtu në studio”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat