Haxhiu: Vitia të jap dorëhiqje, rasti nuk ka ndodhur në oborr të shtëpisë së tij

Aktuale

Haxhiu: Vitia të jap dorëhiqje, rasti nuk ka ndodhur në oborr të shtëpisë së tij

Më: 6 maj 2020 Në ora: 23:26
Bekim Haxhiu

Bekim Haxhiu nga PDK sonte në Rubikon ka thënë se Arben Vitia duhet të tërhiqet nga detyra sepse rasti nuk ka ndodhur në shtëpinë e tij që të mos dorëhiqet.

‘’Vitia tha se do të dorëhiqej si Arben Vitia po jo si ministër i Shëndetësisë. Duhet me liru detyrën ai dhe Xhelal Svecla për të mundësuar hetim të pavarur. ‘’, tha Haxhiu.

‘’Rasti nuk ka ndodhur në oborr të shtëpisë së Arben Vitisë, por në një vend nën përkujdesje të MSH’së’’

Haxhiu ka hedhur kritika ndaj menaxhimit të rrafshit politik me pandeminë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat