Haradinaj kujton betejën e Çabratit: Sakrifica e popullit tonë kurrë nuk do të harrohet

Aktuale

Haradinaj kujton betejën e Çabratit: Sakrifica e popullit tonë kurrë nuk do të harrohet

Më: 7 maj 2020 Në ora: 10:08
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kujtoi 21-vjetorin e atë që njihet si Beteja e Çabratit në Gjakovë si dhe masakrën që ndodhi në të njëjtin komunë te vendi i njohur si Ura e Taliqit.

Haradinaj shkroi se bijtë e Gjakovës ishin shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë.

Postimi i plotë:

Bijtë e Gjakovës ishin shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë. Mobilizimi i tyre në UÇK, u bë që nga ditët e para të Luftës Çlirimtare. Sot kujtojmë Betejën e Çabratit, heroizmin e Brigadës 137 Gjakova dhe trimat dëshmorë që ranë. Armiku për hakmarrje ndaj humbjeve në frontin e luftës, nuk kurseu civilët e pafajshëm te Ura e Taliqit. Kujtojmë me respekt njëzet e gjashtë jetët e sakrifikuara për liri.

Trembëdhjetë shqiptarë të pafajshëm po të njëjtën ditë u ekzekutuan edhe në Ozdrim të Pejës, fshat që u mobilizua që nga fillet e luftës për liri. Heroizmi e sakrifica e popullit tonë kurrë nuk do të harrohen.
Lavdi! RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat