Ura e qytetit kroat ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Kosovës - Bota Sot
Ura e qytetit kroat ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Kosovës

Aktuale

Ura e qytetit kroat ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Kosovës

Më: 7 maj 2020 Në ora: 15:13
Ura e qytetit kroat ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Kosovës

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar se Osijeku i Kroacisë ka ndriçuar monumentin më të famshëm të qytetit me ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haskuka ka falënderuar kryetarin e Komunës së Osijekut, Ivan Vrkić, për mbështetjen në kohë pandemie.

“Falënderoj përzemërsisht kryetarin e Komunës së Osijekut, z. Ivan Vrkić, për mbështetjen e cila është mjaft domethënëse në këto ditë të vështira ku po kalon e gjithë bota nga kriza shëndetësore e pandemisë. Shpresoj që këtë krizë ta tejkalojmë së bashku sa më parë dhe të kemi bashkëpunim edhe më të fortë për t’u rimëkëmbur”, ka shkruar Haskuka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat