Kurti bëri homazhe në nder të jetës dhe veprës së Ahmet Brahimaj

Aktuale

Kurti bëri homazhe në nder të jetës dhe veprës së Ahmet Brahimaj

Më: 7 maj 2020 Në ora: 16:04
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë Albin Kurti bëri homazhe në nder të jetës dhe veprës së ish-balerinit dhe drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës Ahmet Brahimaj.

“Sot trupa e baletit e dha lamtumirën e fundit për Ahmet Brahimaj, figurën padyshim kryesore të baletit në Kosovë. Djem dhe vajza nga kjo trupë e dhanë lamtumirën e tyre në mënyrën më të mirë që një trupë artistike mund ta bëjë: Përmes performancës. Ata për disa minuta, para fotografisë së tij dhanë shfaqjen koreografike nën tingujt e Max Richter, rikompozimit të tij nga Katër Stinët e Vivaldit”.

Kurti ka thënë se sot do t’i jepet lamtumira njeriut që ka dhënë kontribut në rindërtimin, frymëzimin dhe përparimin e baletit në Kosovë.

“Brahimaj ka qenë një ndër balerinët e parë të Kosovës nga brezi i parë, si dhe figura kryesore e rinisjes së baletit në vitin 2001. Ai fillimisht e ka mbajtur gjallë dhe më pas e ka ngritur baletin në nivel që të na bëjë krenarë në gjithë botën. Ngushëllime familjes, miqve, nxënësve dhe balerinëve të tij për këtë humbje të madhe për Kosovën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat