Haxhiu, Kusari-Lilës: Në vend që t’i përgëzosh ideatorët dhe realizuesit për këtë projekt, shif në çfarë niveli zbret e me çka merresh

Aktuale

Haxhiu, Kusari-Lilës: Në vend që t’i përgëzosh ideatorët dhe realizuesit për këtë projekt, shif në çfarë niveli zbret e me çka merresh

Nga: A.SH Më: 7 maj 2020 Në ora: 17:13
Foto

Pas shembjes një pjesë të rrugës magjistrale Klinë-Gjakovë ka pas reagime te shumta.

Për këtë ka reaguar deputetja Mimoza Kusari- Lila duke akuzuar qeverinë e kaluar, e cila sipas saj bëri investime infrastrukturore të cilësisë së dobët.

Ndërsa në lidhje me këtë Kusari- Lilës iu është kundërpërgjigjur deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu duke thënë se, aty ku ndërtohet, natyrisht që edhe prishet.

Postimi në Facebook:

Paska reaguar Mimoza - sigurisht në shenj “pakënaqësie“ që po ndërtohet rruga e Re me katër korsi; Gjakovë - Dollc- Prishtinë.
Ndoshta po i dhimbset asfalti i para 37 viteve përgjatë kësaj magjistrale ( nga koha e Titos)mirëpo e cila poashtu është ndërtuar nga taksat e qytetarëve tonë.
Mimozë aty ku ndërtohet, natyrisht që edhe prishet.

Në vend që t’i përgëzosh ideatorët dhe realizuesit për këtë projekt kapital, shif në çfar niveli zbret e me çka merresh!
A veç me folë diçka, apo ?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat