​Gjoshi pyet Vitinë dhe Sveçlën: Pse serbët që hynë në Kosovë nuk futen në karantinë?

Aktuale

​Gjoshi pyet Vitinë dhe Sveçlën: Pse serbët që hynë në Kosovë nuk futen në karantinë?

Më: 7 maj 2020 Në ora: 18:11
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka ngritur disa pyetje publike për ministrat e qeverisë në detyrë, Arben Vitia dhe Xhelal Sveçla për çështjen e karantinës.

Gjoshi ka pyetur përmes faqes së tij në Facebook, Vitinë dhe Sveçlën, se pse serbët që hynë çdo ditë nga Serbia në Kosovë nuk futen në karantinë?

Deklarata e plotë e Betim Gjoshit:

PYETJE PUBLIKE PËR ARBEN VITINË DHE XHELAL SVEÇLËN

Tragjedia në karantinën e Qeverisë së Kosovës po vazhdon të trajtohet nga kjo Qeveri si një temë që do të harrohet me kalimin e kohës. Ata po i ikin përballjes me këtë tragjedi.

Ata duhet t’i përgjigjen këtyre pyetjeve publike:

- Pse Agon Musliu u fut në karantinë, por jo edhe serbët të cilët hyrjnë dhe dalin nga Kosova pa asnjë ndalesë?

- Po pra, pse?

- Pse Qeveria e Kosovës nuk karantinon asnjëherë zyrtarët serbë të asaj ane që lëvizin gati çdo ditë në relacionin Kosovë – Serbi?

- Pse Qeveria e Kosovës karantinon vetëm shqiptarët e këtyre komunave?

- Pse Qeveria e Kosovës nuk bëri

Dorëzimi i sovranitetit nga kjo Qeveri në duart e strukturave të dirigjuara nga Beogradi, po shkakton kaos dhe rrezik për shëndetin e popullatës së shtetit tonë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike.

Mosushtrimi i sovranitetit për të karantinuar të gjithë ata që hyjnë nga një shtet tjetër, në këtë rast edhe nga Serbia, ka bërë që në ETC-në e Mitrovicës infektimi të përhapet pikërisht nga qytetarë nga komunat veriore që hyjnë dhe dalin nga Serbia pas asnjë kontrollë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat