Kush është në gjendje të rëndë? Valbon Krasniqi tregon situatën në Infektivë

Aktuale

Kush është në gjendje të rëndë? Valbon Krasniqi tregon situatën në Infektivë

Më: 8 maj 2020 Në ora: 11:02
Valbon Krasniqi

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është duke u trajtuar një 77-vjeçar, gjendja e të cilit është e rëndë.

Infektologu, Valbon Krasniqi ka folur për situatën në Klinikë dhe gjendjen e të moshuarit, i cili përveç që është i sëmurë nga COVID-19, është edhe në dializë.

“I kemi 12 pacientë të shtrirë në Klinikë, tre do t’i lirojmë sot, kështu që do të kemi 9 pacientë që janë në duke u trajtuar aty. Nga këta 9, i kemi katër pacientë që për herë të parë kanë rezultuar negativ, nëse edhe sot ata rezultojnë negativ, do të jemi në fund të ditës me 4 ose 5 pacientë në klinikë, nëse nuk vjen ndonjë i ri gjatë ditës. Megjithatë, ende vazhdojmë ta kemi në gjendje shumë të rëndë një të moshuar 77 vjeçar, që është në repartin intensiv të klinikës sonë dhe që përveç COVID-19, ai është edhe në dializë të rregullt kronike, me vite të tëra dhe gjendja e tij vazhdon të jetë jashtëzakonisht kritike”, tha infektologu Krasniqi.

Duke qenë se edhe shifrat po tregojnë se ka rënie të numrit të të infektuarve, Krasniqi tha se edhe pranimet në Klinikën Infektive gjatë kësaj jave kanë qenë të pakta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat