Naftarët kundërshtojnë vendimin për dënim me mbi 4 milionë euro, thonë se s’ka pasur marrëveshje të fshehtë

Aktuale

Naftarët kundërshtojnë vendimin për dënim me mbi 4 milionë euro, thonë se s’ka pasur marrëveshje të fshehtë

Më: 8 maj 2020 Në ora: 14:10
Ilustrim

14 kompani të natës janë dënuar më shumë se 4 milionë euro nga AKK-ja, pas hulumtimit disa mujor për dyshimet lidhur me kurdisjen e çmimeve

Përmes një reagimi naftarët e kanë quajtur këtë vendim arbitrat, derisa kanë deklaurar se nuk ka pasur asnjëherë marrëveshje për cmimet.

“Shoqata e Naftarëve të Kosovës kundërshton fuqishëm vendimin e AKK për shqiptimin e masave ndëshkuese administrative ndaj 14 kompanive të derivateve të naftës, duke e cilësuar si vendim arbitrar. Shoqata, fuqishëm deklaron se nuk ka patur asnjëherë marrëveshje për çmimin e naftës në mes të operatorëve të këtij sektori dhe se marrja e këtij vendimi është e bazuar kryesisht në insinuata’, shkruhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat