​Prokuroria ngrit një aktakuzë për dhunim

Aktuale

​Prokuroria ngrit një aktakuzë për dhunim

Më: 8 maj 2020 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.H., për shkak të veprës penale ‘’Dhunimi’’, nga neni 227 paragrafi 4 nën paragrafi 6, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.H., më 13 prill 2020, rreth orës 11h, në një shtëpi të pabanuar në dalje të komunës së Vitisë, ka dhunuar të dëmtuarën e mitur nën moshën 16 vjeçare, në atë mënyrë që pasi njoftohen përmes rrjetit social ‘’Snapchat’’, duke shfrytëzuar pozitën e saj dhe nën premtimin se do të martohet me të, ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën edhe përkundër faktit se e njëjta kishte refuzuar.

Sipas kërkesës së prokurorisë, i pandehuri E.H., gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 17 prill 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat