Rashit Qalaj tregon numrin e zyrtarëve policorë të infektuar me Covid-19

Aktuale

Rashit Qalaj tregon numrin e zyrtarëve policorë të infektuar me Covid-19

Më: 8 maj 2020 Në ora: 21:26
Rashit Qalaj

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka bërë të ditur se 11 zyrtarë policorë janë infektuar me Covid-19, 4 prej tyre janë shëruar ndërsa 7 të tjerë janë në shërim e sipër.

Ai tha se gjendja shëndetësore e 7 zyrtarëve policorë që aktualisht janë të infektuar me koronavirus është stabile.

Poashtu bëri të ditur se ka pasur numër të madh të policëve që kanë hyrë në vetizolim për shkak të kontakteve që kanë pas me personat e infektuar dhe me arrestimin e personave të ndyshëm, që më vonë është kuptuar se kanë pasur familjarë të prekur me Covid-19.

“Ne gjithmonë kemi qenë të kujdeshëm kemi bërë dezinfektimin e të gjitha stacioneve policore, shumicës së veturave të policisë, etj”, tha Qalaj në ‘Debat Plus’.

Ai tha se gjatë kësaj periudhe janë izoluar 244 policë, ku tanimë shumica nga ta po punojnë ndërsa 29 po qëndrojnë në vetizolim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat