​Veseli përkujton Ilir Konushevcin: Ishte strateg dhe i guximshëm

Aktuale

​Veseli përkujton Ilir Konushevcin: Ishte strateg dhe i guximshëm

Më: 9 maj 2020 Në ora: 18:37
Arkiv

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka përkujtuar në 22 vjetorin e rënies dëshmorin Ilir Konushevcin.

Veseli e ka quajtur Ilirin si strateg, të guximshëm, të ndershëm dhe një nga të parët në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky është postimi i Veselit:

Heroi ynë Ilir Konushevci dha për Kosovën më të shtrenjtën, jetën e tij, që ne ta gëzojmë më të çmuarën, jetën në liri. Ai i dha të gjitha që kishte, që ne të fitojmë të gjitha që nuk i kishim.

Ai vdiq me dinjitet, që neve të na mbroj nga jeta pa dinjitet. Ilir Konushevci ishte strateg, i guximshëm, i ndershëm dhe një nga të parët në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prandaj sot në 22 vjetorin e rënies, kujtojmë Ilirin i cili me flijimin për liri u ngrit në pavdekësi. Lavdi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat