​22 vite nga Beteja e Llapushnikut

Aktuale

​22 vite nga Beteja e Llapushnikut

Më: 10 maj 2020 Në ora: 07:27
​22 vite nga Beteja e Llapushnikut

22 vite më parë në Llapushnik të Drenasit u zhvillua beteja e ashpër ndërmjet forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pushtuesve serbë, betejë kjo e njohur si Beteja e Grykës së Llapushnikut.

Beteja u zhvillua për tre ditë me radhë dhe ishte njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së.

Lufta që është zhvilluar në Grykës së Llapushnikut për të kontrolluar këtë zonë, ka qenë më e rëndësishmja për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasi e bënte të pakalueshme për forcat serbe rrugën Prishtinë - Pejë.

Gryka e Llapushnikut u mbajt e bllokuar për muaj me radhë, duke u mundësuar luftëtarëve të UÇK-së që të lëvizin të lirë në një pjesë të madhe të territorit të Kosovës dhe kjo ia mundësoi që të organizohen dhe të furnizohen me armatime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat