​Në Klinikën Infektive dy persona me oksigjenoterapi dhe një në gjendje të rëndë

Aktuale

​Në Klinikën Infektive dy persona me oksigjenoterapi dhe një në gjendje të rëndë

Më: 10 maj 2020 Në ora: 14:11
Klinika Infektive

Aktualisht në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 17 persona, prej tyre nëntë ende vazhdojnë të jenë pozitiv me COVID19, kurse, pesë të tjerë edhe pse në teste kanë dal negativ, vazhdojnë ende të marrin trajtimin mjekësor në këtë klinik.

Kështu ka bërë të ditur mjekja kujdestare në Klinikën Infektive, Sadije Namani e cila tha se në oksigjenoterapi aktualisht janë dy pacientë, kurse një paciente nga Rahoveci është në gjendje të rëndë.

Në pritje të rezultatin e testit janë edhe tre persona.

Namani: Në Klinikë janë 17 pacientë, 9 ende janë pozitiv, kurse 5 raste janë negativ po vazhdojnë trajtimin mjekësor

“Për momentin gjithsej i kemi të hospitalizuar 17 raste, prej tyre 9 raste janë COVID pozitiv jemi në pritje të rezultateve për 3 raste dhe pesë raste që janë negativizuar në testimet e fundit vazhdojnë trajtimin në Klinikën tonë..Prej 9 pacientëve me COVID pozitiv, dy raste janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe kemi një rast të infermieres nga Prizreni e cila është negativizuar por ende ka nevojë për oksigjenoterapi. Përndryshe gjendjen më të rënduar e ka pacientja e cila gjendet qe një javë te ne dhe e cila nga Rahoveci ka edhe sëmundje kronike të veshkave dhe është në dializë dhe ka edhe probleme tjera shoqëruese“, tha ajo.

Infektologia Namani po ashtu tha se në Klinikën Infektive dje është pranuar një grua shtatzënë e cila është transferuar nga Klinika Gjinekologjike dhe gjendja e saj është stabile.

Ndërsa, edhe bashkëshorti i shtatzënës është duke pritur rezultatet e testeve për COVID19.

Namani: Kemi pranuar një shtatzënë në muajin e pestë

“Dje e kemi vetëm një pranim, një shtatzënë në muajin e pestë nga Klinika e Gjinekologjisë dje është pranuar atje dhe pas testimit pasi që ka rezultuar pozitiv është transferuar tek ne. Gjendja e saj është stabile, sot e kemi pranuar edhe bashkëshortin e saj i cili pritet që pritet deri në orët e mëvonshme për të parë a është pozitiv a jo”, theksoi Namani.

Deri tani në Kosovë pozitiv me COVID19, kanë rezultuar 870 persona, prej tyre 653 janë shëruar, kurse 28 persona kanë humbur betejën me koronavirusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat