Mazreku: 44 milionë euro dëmi nga veturat e pasiguruara

Aktuale

Mazreku: 44 milionë euro dëmi nga veturat e pasiguruara

Më: 11 maj 2020 Në ora: 16:25
Sami Mazreku

Përderisa Kosova tash e dy muaj, po përballet me rrezikun e pandemisë së koronavirusit, është një rrezik tjetër ai i cili nuk po largohet tash e 20 vite nga vendi.

Fjala është, për automjetet e pasiguruara në vend, të cilat çdo vit po e rrisin rrezikun në komunikacion poashtu po shkaktojnë dëme të mëdha financiare, kompanive të sigurimeve që operojnë në vend.

Deri pak para shpalljes së pandemisë sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, numri i automjeteve të pasiguruara është rreth 150 mijë.

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku thotë se nuk dihet saktë numri se sa prej tyre janë në qarkullim.

Ai thotë, se në sistem figurojnë 150 mijë automjete, ndërsa demet financiare të shkaktuara nga kompenzimi për aksidentet për këto automjete që nga pas lufta kapin vlerën e 44 milionë eurove, ose 4 deri në 8 milionë euro në vit.

Mazreku, thotë se numri i këtyre automjeteve është në ngritje, pasi në vitin 2018 për herë të parë si Shoqatë, kanë publikuar të dhënat ku numri ka qenë 110 mijë, kurse në vitin 2020 numri ka shkuar në 150 mijë.

"Sigurisht që kjo është shqetesuese edhe ne kemi kërku nga MPB ë minimalisht në fillim me nxjerr një udhëzim ku kemi kërku që të pastrohet databaza e të paregjistrumëve në sistem.Çka nënkupton kjo,sipas ligjit të MPB të automjeteve, çdo veturë e cila nuk është e regjistrume më shumë se dy vite, ajo llogaritet që është teknikisht jo në rregull për të dal në qarkullim. Ajo që kemi kërku është që këto mjete të pastrohen, që ne të kemi në sistem të figurume vetëm këto dy vitet e fundit, jo 150 mijë po nëse mbesin 50-30-70 mijë pasi nuk e dijmë saktë. Ne kemi kërkuar që me i përshkallëzu, pasi të listohen veturat të cilat nuk janë të regjistruara më shumë se dy vite, të vendosim gjoba, sanksione shtesë  dhe këtë numër me u mundu me ul sa më poshtë.

Tutje, ai thotë se perderisa janë rreth 30 përqind e veturave të pasiguruara në Kosovë, është problem të diskutohet edhe çështja e Kartonit të Gjelbërt.

"Ky numër është problem, pasi të jesh anëtare e Kartonit të Gjelbert duhet me pas jo më shumë  se 5 përqind të automjeteve ë paregjistruara"
Mazreku shton se edhe ndryshimet e legjislaturave po i vonojnë procedurat, pasi ka propozime për ndryshim të ligjeve, udhëzime të reja, mirëpo këto pa marrin kohë, pasi po varen direkt edhe nga Kuvendi dhe Qeveria

Ai tregon poashtu se kanë pasu të planifikuar që këta dy tre muaj të investojnë edhe në pajisje që i detektojnë automjetet e paregjistruara për policinë e Kosoves, por për shkak të pandemisë, kjo ka ngecur dhe është shtyer për një kohë të pacaktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat