Musliu e ofendon Vjosa Osmanin, e quan pulë e keqe

Aktuale

Musliu e ofendon Vjosa Osmanin, e quan pulë e keqe

Më: 11 maj 2020 Në ora: 18:46
Musliu dhe Osmani

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu e ka quajtur “pulë të keqe”, kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

Musliu ka deklaruar se Osmani po e luan kartën e viktimizimit.

“Vjosa, s’kisha deshtë mu merr me të sepse zakonisht është problematike sepse ka ditë me luajt me kartën e viktmizimit, se po e sulmojnë veç se është femër”, ka thënë ajo.

Musliu e ka krahasuar Osmanin me një “pulë të keqe”.

“Megjithatë me një fjalë po e përmbledhi, ti je rritë në fshat unë në fshat, ato pulat e kqija që e kanë hangër drithin në shtëpi të vet, e vonë e kanë ba në kojshi s’kanë as të ardhme. E ardhmja e saj politike nuk është në ditët më të mira të saj”, ka thënë Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat