Profesori i Parisit: Dy teoritë epokale të LDK-së

Aktuale

Profesori i Parisit: Dy teoritë epokale të LDK-së

Nga: N. H Më: 11 maj 2020 Në ora: 22:22
Nezir Kraki

Nezir Kraki, profesor dhe ligjërues në Universitetin e Parisit, përmes një postimi në facebook, ka dhënë disa komente për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Profesori i njohur fillimisht thekson se janë dy teori epokale të LDK-së.

Ai thotë se pasi i ridefinoi shkencat e matematikës me teorinë e ‘numrave të pavlerë’ e cila numrat 28 dhe 29 i konsideronte si të njëjtë, LDK e sulmoi me ridefinim edhe shkencën politike, me teorinë e ‘zgjedhjeve të pavlera’ dhe kështu me një intervistë i rrëzoi 3 shekuj mendime e studime politike rreth asaj që quhet vullnet demokratik dhe liri e zgjedhjes.

Me tej, në shpjegimin e dy teorive, Kraki shton se kush i ka faj Rusoit dhe Hobsit që s’jetojnë në kohën e Isës dhe të Driton Selmanajt.

Ja shkrimi i tij:

Dy teoritë epokale të LDK-së

Pasi i ridefinoi shkencat e matematikës me teorinë e "numrave të pavlerë" e cila numrat 28 dhe 29 i konsideronte si të njejtë, LDK e sulmoi me ridefinim edhe shkencën politike, me teorinë e "zgjedhjeve të pavlera" dhe kështu me një intervistë i rrëzoi 3 shekuj mendime e studime politike rreth asaj që quhet vullnet demokratik dhe liri e zgjedhjes.

Sipas kësaj teorie, zgjedhjet janë një moment festiv ku qyetarët mblidhen rreth kutive të votimit pa asnjë ide apo synim konkret për modelin e qeverisjes që duan. Në këtë formë, zgjedhjet janë si një lojë fati gjigante e tipit LOTO, e mbushur me supriza dhe pa asnjë konstantë të përhershme.

Në këtë mënyrë, qytetari ftohet që pas zgjedhjeve të largohet apo çinteresohet totalisht nga politika sepse në momentin që mbyllen votimet, partitë politike, programet e tyre, premtimet dhe krejt çka është thënë për mledhjen e votës, zhduken si me magji, deri në shfaqejn e numrave të Lotos.

Kush i ka faj Volter idiotit me shokë që s'e ka mendu këtë teori? Kush i ka faj Rusoit dhe Hobsit që s'jetojnê në kohën e Ises dhe të Driton Selmanajt?

E kush na faj neve që lidhje s'kemi me këtë zanatin e politikës?

Tash e tutje do ketë veç parlament dhe president se në Kosovë nuk votohet për qeveri.
***

p.s: sikur tema e legjitimitetit edhe ajo e zgjedhjeve eshte shume shume e thelle si ne apsektin politik ashtu edhe ne ate filozofik. Mos u lodhni ju lutem shume me komente dritoneske apo berateske se keto gjera nuk mesohen dhe as nuk kuptohen duke shiku emisione të argatëve pa neurone aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat