Akuza e kërcënime në mes deputetëve e zyrtarëve shtetëror, ja çfarë mund të ndodh me ta, shpjegon avokati i njohur

Aktuale

Akuza e kërcënime në mes deputetëve e zyrtarëve shtetëror, ja çfarë mund të ndodh me ta, shpjegon avokati i njohur

Nga: A. J Më: 11 maj 2020 Në ora: 22:48
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Akuzat e kundër akuzat e një pas njëshme në mes politikave, deputetëve e zyrtarëve shtetëror duket se nuk kanë të ndalur. Rastet e fundit ku edhe nga studiot televizive janë bërë kërcënime të hapura ka pas akuza nga më të ndryshmet e deri edhe të ngritja e padisë për shpifje kanë bërë që kjo të shihet si diçka tejet e rendë për shoqërinë e vendit.

Shpifje, shpifje është vetëm njëra nga fjalët që vazhdimisht pothuajse çdo natë e dëgjojmë ne televizione e debate të ndryshme, ku deri më tani raste të shumta kur edhe ka pasur ngritje të padive të shumta.

Në lidhje më këtë Avokati i njohur Adrian Gjoshi ka thënë se nëse dikush shpif ndaj dikujt atëherë ai mund të bëjë padi e të kërkoj kompensim për shpifje. Kurse nëse dikush haptas mund të thotë se dikush ka vrarë dike atëherë prokuroria është e obliguar të filloj hetimet.

Image
Adrian Gjoshi

“Tash janë dy çështje disa deklarata përbejnë shpifje e disa kallëzime penale për shpifje pala që mendon që është shpif ndaj tij/saj mundet me bo padi me kërkua kompensim

Kurse nëse dikush benë kallëzim penal, p.sh në program televiziv dikush thotë: filani e ka vra fistekun, në ketë rastin e dyte prokuroria është e obliguar me hetu. Po edhe aty duhet prokuroria më fillu hetime nëse ka elemente të veprës penale" ka thënë Adrian Gjoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat