ShBA rreth përfshirjes së Rusisë në dialog : Është i mirëseardhur secili që do të ndihmoj Serbinë dhe Kosovën

Aktuale

ShBA rreth përfshirjes së Rusisë në dialog : Është i mirëseardhur secili që do të ndihmoj Serbinë dhe Kosovën

Nga: Fatmir Beka Më: 12 maj 2020 Në ora: 06:07
Riçard Grenell

Zëdhënësi  i të dërguarit special të presidentit amerikan për bisedime mes Kosovës dhe Serbisë Riçard Grenell  ka deklaruar  rreth mundësisë së përfshirjes së Rusisë në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës se është i mirëseardhur secili që do të ndihmoj  në stabilitet edhe paqe, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

„Çdonjëri është i mirëseardhur që të kontribuoj me ide që do të ndihmojë stabilitetin , paqen dhe prosperitetin e Serbisë dhe Kosovës” ka thënë zëdhënësi Dik Kastin për Radio Evropa e Lirë (RSE).

RSE ka pyetur  Kastin nëse ShBA konsiderojnë se në KS të OKB-së duhet të miratohet rezoluta e re për Kosovën dhe nëse ka hapësirë për përfshirjen e Rusisë në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ambasadori rus në Serbi Aleksandar Bocan-Harçenko ka deklaruar se zgjidhja definitive për Kosovën duhet të vendoset në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe atë me miratimin e rezolutës së re që do të zëvendësoj rezolutën 1244.

Ndërsa rreth mundësisë së përfshirjes së Rusisë zyrtare në bisedime për Kosovën Harçenko ka thënë se “ është i nevojshme ftesa nga Beogradi “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat