Deputeti i VV’së: Duam përgjigje që Etem Arifi votoi për mocionin edhe pse ishte i dënuar

Aktuale

Deputeti i VV’së: Duam përgjigje që Etem Arifi votoi për mocionin edhe pse ishte i dënuar

Më: 12 maj 2020 Në ora: 13:10
Artan Abrashi

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë̈ Kundër Korrupsionit, ka shqyrtuar sot shkresën e Kryetares së Kuvendit që ka të bëjë me mandatin e deputetit Etem Arifi, si dhe ka shqyrtuar kërkesën e Behgjet Pacolli për interpretim të detyrave dhe funksionit të deputetit.

Pas mbledhjes, deputeti i Vetëvendosjes Artan Abrashi ka deklaruar para mediave se kanë vendosur unanimisht që të mos e trajtojnë këtë çështje, derisa, kanë ftuar organet kompetente që të kryejnë punën e tyre.

“Kushtetuta e precizon, deputetit i  pushon mandati pas dënimit të formës së prerë për ndonjë vepër penale, në këtë rast nuk ka çka të diskutohet këtu, kryetarja e kuvendit duhet ta ketë parasysh këtë gjë”, ka thënë ai.

Abrashi ka deklaruar se edhe deputetët duhet që të respektojnë rregullat si të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Nuk mund të pre supozoj një sjellje të tillë, nuk më duket serioze derisa shumica e qytetarëve po ju përmbahen rekomandimeve që ta pamundësojnë rritjen e numrit të infektuarve, nuk besoj që dikush duhet të sillet ndryshe, deputeti është qytetar, privilegji I vetëm është ushtrimi i detyrës zyrtare, jo ndonjë sjellje arrogante që i tejkalon rreziqet që mund t’i shkaktojë pandemia”, tha ai.

Deputeti i LVV’së ka deklaruar se do të kërkojnë përgjigje si Vetëvendosje që të interpretohet ligjshmëria e votimit të tij në seanca, edhe pas vendimit të Gjykatës.

“Nuk na takon çka do të ndodhë me ata raste kur zotëriu ka votuar, është një problem që duhet ta interpretojnë instancat tjera juridike. Kemi të bëjmë me pjesëmarrje në votime edhe në mocion, të deputetëve që ju ka përfunduar mandati, do të kërkojmë përgjigje si Vetëvendosje dhe konform përgjigjes do të veprojmë”, shtoi i njëjti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat