Pasi u shërua nga koronavirusi, vdes një grua nga Gjilani

Aktuale

Pasi u shërua nga koronavirusi, vdes një grua nga Gjilani

Më: 12 maj 2020 Në ora: 14:39
QKUK

Një banore e fshatit Lladovë e Gjilanit, ka ndërruar jetë. E njëjta, kishte rezultuar pozitiv me koronavirus megjithatë, më pas ishte shëruar

Këtë lajm e ka bërë të ditur, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri në një njoftim për media.

“Fatkeqësisht një banore e Lladovës ka ndërruar jetë, por nuk është pasojë e Covid-19. Është trajtuar me Covid-19, por pasi është shëruar, për shkaqe tjera sekondare ka ndërruar jetë”, ka thënë Haziri.

Haziri iu ka shprehur ngushëllime familjes duke shtuar që lufta për pandeminë ka dalë e suksesshme, por që e ndjera për shkaqe tjera ndërroi jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat