Futet në vetizolim një pjesë e stafit të Klinikës së Anesteziologjisë

Aktuale

Futet në vetizolim një pjesë e stafit të Klinikës së Anesteziologjisë

Më: 12 maj 2020 Në ora: 16:32
Foto

Një paciente e shtruar në Mjekimin Intensiv të QKUK-së ka rezultuar ditën e diele pozitiv në koronavirus. Me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit, ndërrimi i ditës së diele i Klinikës së Anesteziologjisë dhe ndërrimi i ditës së shtune, i kësaj klinike: 5 mjekë, 14 infermierë, 2 higjienistë dhe 2 bartës, janë futur në vetizolim, sipas rekomandimeve të IKSHPK-së.

Të njëjtëve do t’u bëhen testet gjatë javës për koronavirus, derisa pacientja, të dielën është shtruar për Mjekim në Klinikën Infektive.

Shërbimi mjekësor në Klinikën e Mjekimit Intensiv vazhdon, pasi që menaxhmenti aty ka riorganizuar ekipet e tjera me qëllim që shërbimi të mos mbetet pa personelin e nevojshëm për ofrim të shërbimeve mjekësore për pacientët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat