Lëvizja Vetëvendosje po përgatitet për protesta, flet burri i Albulena Haxhiut – ja çfarë paralajmëron

Aktuale

Lëvizja Vetëvendosje po përgatitet për protesta, flet burri i Albulena Haxhiut – ja çfarë paralajmëron

Nga: N. H Më: 12 maj 2020 Në ora: 18:19
Alban Krasniqi dhe Albulena Haxhiu

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, që është edhe burri i deputetes Albulena Haxhiu ka bërë një koment pasi në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë janë mbajtur, siç është thënë, prova për protesta.

Krasniqi ka bërë me dije se ky është veç një test, ndërsa, paralajmërojnë se nuk do ta pranojnë vendimin e Kushtetueses nëse është në favor të LDK-së, që e mandaton Avdullah Hotin për kryeministër.

“Test, Test...1,2..1,2. Shihemi në zgjedhje ose në protestë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Pamjet nga ky organizim që tregojnë qindra qytetarë duke mbajtur distancën e duke “protestuar”, janë publikuar në grupin “meKryeministrin” në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat