Rron Gjinovci flet për 'provat për protestë', tregon a ishte pjesë e organizimit

Aktuale

Rron Gjinovci flet për 'provat për protestë', tregon a ishte pjesë e organizimit

Nga: G.B Më: 12 maj 2020 Në ora: 19:37
Prova për protestë

Rron Gjinovci nga shoqëria civile ka reaguar pas provave për protestë të mbajtura sot në sheshin Skënderbeu në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka uruar për organizimin, derisa ka thënë se as asi, as kolegët e tij që kanë qenë në aksionin e vendosjes së pikave, nuk kanë të bëjnë me këtë provë të sotme, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Mirë po më vjen që dikush e paska shfrytëzu "infrastrukturën" që e kemi kriju na aktivistat e shoqnisë civile që qytetarët me protestu në rrethana pandemie. Bukur po duket. Bravo për organizimin! Por as unë, as kolegët e mi që kemi qenë në aksionin e vendosjes së pikave nuk kemi pasë lidhje me këtë provë të sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat