Infektologu Krasniqi: 80 përqind e të infektuarve me Covid-19 në Kosovë e kanë tejkaluar sëmundjen në kushte shtëpiake

Aktuale

Infektologu Krasniqi: 80 përqind e të infektuarve me Covid-19 në Kosovë e kanë tejkaluar sëmundjen në kushte shtëpiake

Më: 12 maj 2020 Në ora: 21:58
Valbon Krasniqi

Infektologu Valbon Krasniqi, ka folur për situatën me pandeminë Covid-19 në Kosovë.

Krasniqi tha se pandemia do të ketë ndikim në jetët tona.

“Saktësisht me datën të muajit mars e kemi pranuar rastin e parë të dyshuar me Covid-19. Me datën 13 i kemi konfirmuar dy rastet e para. Tani pas dy muajve e kemi një situatë me 895 raste dhe me 19 me ecuri fatale brenda QKUK-së. Kjo ka ndryshuar sjelljet tona. Normalisht që do të ketë ndikim edhe në vazhdim tek jetët tona, në ekonomi, arsim. Kjo pandemi do të ketë ndikim në jetët tona”.

Ai theksoi se duhet të kemi kujdes që të mos e prekim mukozën e gojës, hundën dhe sytë, në mënyrë që të i ikim rrezikut të përhapjes së virusit.

“Sigurisht që ne do të dalim normal nga kjo pandemi. Është e rëndësishme se si kemi hyrë në këtë pandemi dhe si do të dalim. Çka kemi ditë dhe çka dimë tani? Lidhur me përhapjen, mjekimin, vdekshmërinë”.

“Dhënia e duarve mes neve mjekëve shpjegohet në mënyrë shkencore. Edhe unë edhe doktori kemi hyrë në studio me duar të dezinfektuara. Nuk kemi ndonjë simptomë. Ne i dimë cilat rrugët e transmetimit. Ajo çka dimë lidhur me transmetimin e virusit është se kjo nuk transmetohet me anë të lëkurës”.

“Ky nuk është mesazh që ne duhet ti japim dorën njëri-tjetrit. Është një mesazh që duhet ti lajmë duart me ujë dhe sapun, por edhe ti dezinfektojmë. Pra, nuk duhet të prekim mukozën e gojës dhe të hundës. Nëse ne nuk i prekim këto atëherë i zvogëlojmë gjasat që të transmetohet virusi”.

Infektologu foli edhe për rastet që mund të kenë dyshime lidhur me shkaqet e vdekjes.

Ai tha se Klinika Infektive në vetëm dy raste nuk ka mundur të i identifikoi rastet e vdekjes, por në rastet e tjera

“Klinika Infektive në vetëm dy raste nuk ka arritur ti argumentoj shkaqet e vdekjes. Tek rastet e tjera ekzistimi i Covid-19 nuk vihet në dyshim. Rastet kanë pasur edhe sëmundje të tjera. Shkaqet e vdekjes i vërteton autopsia”.

Faktor kryesor Krasniqi i konsideron higjienën personale.

“Por, sigurisht që vonesa e ardhjes së virusit ka ardhur ka ndihmuar që të mobilizohemi më shumë lidhur me përballimin e rasteve. Si faktor tjetër që na ndihmon neve është edhe metoda më e mirë që kemi një kujdes për higjienën  personale. Edhe neve në Kosovë i kushtojmë rëndësi higjienës së paku brenda në shtëpi. Ne si Kosovë kemi përvojë solide që 20 vjet në përballimin e pandemive”.

Tutje ai theksoi se krahas shëndetësisë rëndësi ka edhe mirëqenia fizike ekonomike dhe psiqike e qytetarëve.

“Ashtu edhe ne siç po diskutojmë këtu duhet të ulen edhe ekspertët e ekonomisë në njërën anë dhe në anën tjetër ata të shëndetësisë. Edhe ne mjekët në definicionin e shëndetësisë e kemi edhe mirëqenien fizike dhe psikike. Në rastet të mbylljes së bizneseve çka përfitojmë dhe nëse hapen bizneset çka përfitojmë”.

Infektologu shtoi se 80 për qind e pacientëve e kanë kaluar sëmundjen më lehtë në kushte shtëpiake.

“80 përqind e pacientëve e kanë kaluar sëmundjen më lehtë në shtëpi dhe 20 për qind kanë pasur nëvojë të hospitalizohen. Nga 900 raste diku afër 200 persona kanë pasur nevojë për hospitalizim”

“Ne në Klinikë Infektive kemi pasur 125 shtretër dhe kemi qenë të mobilizuar edhe si QKUK. Rëndësi ka numri i paraqitjes së rasteve, numri i të hospitalizuarve dhe numri i të vdekurve në paraqitjen e analizave”.

“Ne nuk mund të krahasohemi as më Suedinë dhe Belgjikën, por unë nuk pres të krahasohemi as me Ëuhanin dhe Lombardin. Unë nuk pres që të kemi të një situatë të tillë”.

Krasniqi ndër të tjera tha se asnjë nga familja e këtij virusi nuk kanë mbijetuar gjatë.

“Prej shtatë virusëve të kësaj familjeve të koronavirusëve asnjë prej tyre nuk ka arritur të mbijetojë kaq gjatë. Ne nuk e dijmë se si do të sillet virusi. Covid-19 është më transmetuese se sa SARS-i. Ka ngjajshmëri por që shpërndahet shumë më lehtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat