Qeveria me vendim të ri për përdorimin e veturave zyrtare

Aktuale

Qeveria me vendim të ri për përdorimin e veturave zyrtare

Më: 13 maj 2020 Në ora: 07:46
Foto ilustrim

Qeveria e ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për racionalizimin e shpenzimeve gjatë përdorimit të automjeteve zyrtare të Qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe kthimin e të gjitha targave civile në targa zyrtare.

Sipas vendimit të aprovuar kryeministri, zëvendëskryeministrat, ministrat, zëvendësministrat, shefi i stafit të kryeministrit dhe sekretari i përgjithshëm i ZKM-së kanë të drejtën për përdorim të automjetit zyrtar 24 orë në ditë, ndërsa zyrtarët tjerë do t'i përdorin automjetet zyrtare vetëm gjatë orarit të rregullt të punës.

Vendimi shfuqizon të gjitha vendimet për aprovime të veçanta të përdorimit 24 orë të automjeteve zyrtare të nxjerra mbi bazën e nenit 3 paragrafi 3.3 të Udhëzimit Administrativ për përdorimin e automjeteve të Qeverisë së Kosovës.

Automjetet zyrtare mund të përdoren 24 orë në ditë nga zyrtarët tjerë të Qeverisë, vetëm në rastet e veçanta me autorizim të veçantë, ku për shkak të specifikave të punës është e domosdoshme përdorimi i automjetit zyrtar.

Ky autorizim propozohet nga zyrtari kryesor administrativ dhe aprovohet nga ana e kryeministrit apo ministrit të ministrisë përkatëse. Autorizimi lëshohet për raste individuale në kohëzgjatje jo më shumë se 72 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat