Babai i dëshmorit, Sejdi Fejzullahu, këndon këngë për Skënderbeun

Aktuale

Babai i dëshmorit, Sejdi Fejzullahu, këndon këngë për Skënderbeun

Më: 13 maj 2020 Në ora: 23:20
Babai i dëshmorit, Sejdi Fejzullahu

Një këngë që ia kishte thënë nëna e tij para se ta vrisnin çetnikët, Sejdi Fejzullahu e këndon para nipërve të tij, 75 vjet më vonë. Plaku është babai i heroit Ibrahim Fejzullahu, ish ushtar i UÇK-së, që u vra në Gosponicë të Preshevës.

Sejdi Fejzullahu më 1944 ishte vetëm 12 vjeçar kur pas një beteje mes ballistëve dhe komunistëve, çetnikët serbë para syve të tij, i kishin vrarë nënën.

Historia tragjike, familjen Fejzullahu në Gosponicë të Preshevës do ta ndjekë edhe më 1999. Ibrahim Fejzullahu, ish ushtar i UÇK-së, i shpallur hero i Kosovës, ishte ekzekutuar nga ushtria e Millosheviqit. Ibrahimi ishte i biri i Sejdi Fejzullahut.

Plaku, ndonëse ka kaluar të tetëdhjetë e pestat, këndon para nipërve të tij vargje të një kënge për Skënderbeun, që thotë t’a ketë kënduar nëna e tij, disa ditë para se çetnikët ta vritnin para syve të tij.

Kënga e plakut, është shumë emocionuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat