“Erdhën nga Suedia dhe nuk u futën në karantinë” , drejtori i shëndetësisë në Vushtrri jep detaje për dy të prekurit nga kjo komunë

Aktuale

“Erdhën nga Suedia dhe nuk u futën në karantinë” , drejtori i shëndetësisë në Vushtrri jep detaje për dy të prekurit nga kjo komunë

Më: 14 maj 2020 Në ora: 07:55
Ilustrim

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli ka konfirmuar se dy rastet që u konfirmuan dje nga kjo komunë, personat kanë ardhur para disa ditëve nga Suedia. Por, Meholli nxjerr një tjetër fakt këtu.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli ka konfirmuar se personat që kanë dalë pozitiv sot në këtë komunë, me vendim të Ministrisë nuk janë karantinuar në konvikte.

“Sot janë konfirmuar edhe 2 raste të reja me Coronavirus në qytetin tonë.Të dy rastet janë nga e njejta familje, me banim në rrugën 2 maji. Këta qytetarë kanë ardhur nga Suedia para disa ditësh dhe me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë nuk janë vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve por kanë qenë në vetizolim në shtëpinë e tyre. Rastet e kontakteve të paralajmruara sot për testim sipas informatave nga IKSHPK nuk kanë arritur të përfundohen sot ndërsa rezultatet pritet të dalin nesër. Ju lutem qëndroni në shtëpi, mbane distancen dhe përdorëni mjetet mbrojtëse, kështu nuk e marrim e as nuk ja japim askujt virusin”, ka shkruar ai.

Ky zyrtar publik nuk ka dhënë detaje tjera se me çfarë arsyetimi nuk janë karantinuar dhe nëse testet në aeroportet iu ishin bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat