Dy pacientë në gjendje të rëndë në Klinikën Infektive

Aktuale

Dy pacientë në gjendje të rëndë në Klinikën Infektive

Më: 14 maj 2020 Në ora: 13:17
Lindita Ajazaj Berisha

(E plotësuar) -  Njëmbëdhjetë pacientë me COVID 19 janë duke u trajtuar sot në Klinikën Infektive, derisa dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Kështu ka bërë të ditur për kp, drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha, e cila tha se tre pacientë në klinikën që udhëheq janë duke pritur rezultatet e testimeve për covid 19.

Ajazaj-Berisha: Sot i kemi 11 pacientë me COVID pozitiv, dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë

“Sot deri në këtë moment në Klinikën Infektive i kemi 11 pacientë të cilat janë COVID pozitiv dhe janë duke u trajtuar. Prej tyre pacientëve katër janë në oksiogjenoterapi, dy në reparte, ndërsa dy pacientë në mjekimin intensiv të klinikës në gjendje më të rëndë, krahasuar me pacientët tjerë”, tha ajo.

Sipas saj në Infektivë janë tri raste të shëruar me COVID, por tha se ende duhet të vazhdohet trajtimi i tyre.

Ajazaj-Berisha: Në këtë moment i kemi tre pacientë tjerë të cilët janë të pritje të rezultateve

“Në klinikë i kemi edhe tri raste të cilët janë të shëruar, por ende duhet të vazhdohet trajtimi i tyre. Në këtë moment i kemi tre pacientë tjerë të cilët janë të pritje të rezultateve”, tha ajo.

Sa i përket rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 ditëve të fundit, Ajazaj-Berisha tha se duhet të jetë shqetësuese për të gjithë.

Ajazaj-Berisha: Normal që është shqetësuese për të gjithë

“Normal që është shqetësuese për të gjithë edhe për ne si profesionist shëndetësor edhe për qytetarët. Besoj që qytetarët do të kenë durimin këto ditët e fundit për të respektuar masat mbrojtëse”, tha ajo.

Në Klinikën Infektive po trajtohen 11 pacientë me Covid-19

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj Berisha, ka bërë të ditur sot, se në këtë klinikë janë duke u trajtuar 11 persona me Covid-19, dy prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se tre persona janë duke pritur për rezultatet me Covid- 19.

Kosova ka 927 raste me koronavirus, prej tyre 671 të shëruar dhe 29 me përfundim fatal.

IKSHPK sot ka bërë serish thirrje qytetarëve që të vazhdojnë me respektimin e masave të institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Raporti i ditës me COVID-19 nga Klinika Infektive (Drjetperdrejt)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat