Vjosa Osmani i jep një goditje Serbisë

Aktuale

Vjosa Osmani i jep një goditje Serbisë

Më: 14 maj 2020 Në ora: 18:16
Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në 21-vjetorin e masakrave në fshatrat e Pejës, ka thënë se forcat e policisë serbe kryen një nga krimet më monstruoze të luftës së fundit.

Osmani ka thënë se plagët e kësaj masakre nuk janë mbyllur ende.

“Dy dekada më pas, plagët nga kjo masakër nuk janë mbyllë ende. Një proces gjyqësor ndaj 11 ish-anëtarëve të njësisë së 177-të të ushtrisë jugosllave është kthyer në rigjykim”, ka thënë ajo.

Ndër tjera, kryetarja e Kuvendit thotë se nuk ka paqe pa dënimin e autorëve të krimit dhe se Serbia njëherësh duhet të kalojë në organet e drejtësisë, pastaj rrugës drejt Evropës.

“Nuk ka paqe të qëndrueshme pa dënimin e autorëve të krimit. Për Serbinë rruga drejt Evropës duhet të kalojë nëpërmjet organeve të drejtësisë. Atëherë kur do t`i ndëshkojë autorët e të gjithë krimeve të kryera ndaj shqiptarëve”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat