Ambasadori gjerman i reagon Pacollit pasi shprehi pakënaqësi ndaj lehtësimit të vizave për Bjellorusinë e jo për Kosovën

Aktuale

Ambasadori gjerman i reagon Pacollit pasi shprehi pakënaqësi ndaj lehtësimit të vizave për Bjellorusinë e jo për Kosovën

Më: 14 maj 2020 Në ora: 18:33
Pacolli dhe Heldt

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, i ka reaguar kreut të AKR-së Behgjet Pacolli, pasi ky i fundit ka shprehur pakënaqësi për vendimin e BE-së për lehtësim të liberalizimit të vizave për Bjellorusinë, ndërkaq Kosova pret që një kohë të gjatë për liberalizim.

Pacolli ka thënë se dëshiron të shoh se çfarë kanë për të thënë për një gjë të tillë shefja e BE-së, Natalya Apostolova dhe ambasadori Heldt.

Heldt përmes një shkrimi në Twitter, i ka thënë Pacollit se duhet sqaruar që lehtësimi për procesin e liberalizimit të vizave për Bjellorusinë nuk është liberalizim i vizave.

Ambasadori pyet pse nuk duhet t’iu lehtësohet bjellorusëve procesi i liberalizimit të vizave kur një gjë të tillë e kanë bërë për Kosovën që nga viti 2008.

“Epo, pse s’duhet ne që për hir të njerëzve atje të bëjmë atë që aplikojmë në Kosovë që nga pavarësia në vitin 2008? Lehtësimi i vizave nuk është liberalizim I vizave. Vetëm sa për të sqaruar se për çfarë po flasim”, ka thënë Heldt.

Pacolli të enjten ka thënë se përgëzon BE-në për kurajën që ka gjetur për t’ia lehtësuar Bjellorusisë procesin e marrjes së liberalizimit të vizave dhe për t’i lënë qytetarët e Kosovës të vetmit të privuar nga lëvizja e lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat