Konjufca për qeverinë Hoti të LDK-së: Kjo është diçka që nuk ta ka dhënë populli, me ta falë Hashim Thaçi

Aktuale

Konjufca për qeverinë Hoti të LDK-së: Kjo është diçka që nuk ta ka dhënë populli, me ta falë Hashim Thaçi

Nga: D.RR Më: 14 maj 2020 Në ora: 20:58
Glauk Konjufca

Ministri i punëve të jashtme në qeverinë Kurti, Glauk Konjufca ka komentuar çështjen aktuale të mundësisë së formimit të qeverisë Hoti, pas rrëzimit me mocion të qeverisë Kurti, përcjellë “Bota sot”.

Ai është shprehur edhe për Gjykatën Kushtetuese duke thënë se luftojnë dy koncepte, ai i VV-së që sipas tij është i ndershëm dhe ai i LDK-së për të cilin thotë se po tenton të vendos një lider politik i cili nuk e ka asnjë votë.

“Po luftojnë dy koncepte në Gjykatën Kushtetuese. Koncepti i Lëvizjes Vetëvendosje që është fer dhe shumë i ndershëm: Me ju kthy popullit. Ndoshta unë kam gabuar dhe nuk kam punuar mirë si ministër, por qytetari le të më vlerëson. Kjo është fer, ku po don ma fer se me vendos populli. Ndërsa LDK-ja ka konceptin tjetër: Jo populli, por një lider politik i cili nuk e ka asnjë votë”, tha Konjufca duke aluduar te Isa Mustafa.

Konjufca ka kritikuar Thaçin dhe Mustafën, duke thënë se kanë tendencë për ta kontrolluar kryeministrin e ardhshëm. Ai thotë se “kjo është diçka që nuk ta ka dhënë populli, e me ta falë Hashim Thaçi”.

“Albin Kurti i cili ka marrë më së shumti vota në dy vitet e fundit, po donë me çu n’shpi dhe në njëfarë mënyre me lënë pa punë, e ky (Isa Mustafa) me kontrolluar kryeministrin e ardhshëm ashtu qysh don me Hashim Thaçin. Përbesë ky është koncept i ndytë, ky është koncept i papranueshëm. Kjo është diçka që nuk ta ka dhënë populli, e me ta falë Hashim Thaçi. Është gabim dhe degradim në themel të demokracisë dhe shtetit të Kosovës”, ka thënë ndër tjera Konjufca, transmeton “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat